E konfirmon drejtori i Atletikos, ja ku do të shkojë Grizman

Antuan Grizman si duket i pëlqen të tërheqë vëmendje në merkato. Ylli francez ka konfirmuar se do të largohet nga Atletiko, por akoma nuk ka njoftuar se ku do të transferohet. Barcelona është skuadra më e favorizuar për të siguruar shërbimet e tij.

Gjithsesi, asgjë nuk është zyrtarizuar dhe 28-vjeçari vazhdon të krijojë dyshime nëse “Camp Nou” do të jetë “shtëpia” e tij sezonin e ardhshëm. Mediat flasin për një interes të shtuar të PSG. Megjithatë, është drejtori i Atletiko Madrid, që mendon të përfundojë “lojën” e sulmuesit francez.

Gil Marin është shprehur se marrëveshja e Grizman me Barcelonën është arritur që në muajin mars. Në deklaratën e tij ai shton edhe se duhet të krijohet një skuadër me burra, duke thumbuar francezin. “Jam shumë i qartë, e kam marrë vesh që në mars se Grizman do të shkojë në Barcelonë. Ne duhet të krijojmë një grup serioz me lojtarë burra”, u shpreh drejtori i klubit bardhekuq.

                                                                                                   DENIS LALA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *