E konfirmon agjenti, Barça do yllin e Ajaksit me çdo kusht

Kohët e fundit, mediat spanjolle kanë spekuluar vazhdimisht me një transferim të mundshëm të Andre Onana tek ekipi i Barcelonës. Kamerunasi ka spikatur vazhdimisht me paraqitjet e mira, duke i tërhequr vëmendjen skautëve të ekipit katalanas. Ai është vetëm 22-vjeç dhe është portieri titullar i kombëtares së Kamerunit.

Agjenti i tij, i intervistuar nga mediat holandeze, ka konfirmuar interesin e blaugranave për klientin e tij. ”Nuk është një sekret që Barcelona është e interesuar për Onana”,- u shpreh agjenti, që e mbylli intervistën duke thënë se çdo gjë pritet të vendoset në muajt e ardhshëm.

Duhet të themi se Ajaksi nuk pritet ta lëshojë lehtë portierin dhe Barça duhet të bëjë një ofertë joshëse për t’i bindur holandezët ta lënë të lirë në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *