E kërkuan disa ekipe në Superiore, Realdo Fili e hedh firmën në Rumani pas Luftëtarit

Realdo Fili ka qenë një nga emrat më të lakuar këtë merkato të dimrit. Futbollisti është larguar nga Luftëtarit, ndërsa drejtuesit e bluzinjve zgjodhën që ta dërgonin te ekipi B për shkak të disiplinës, pas një mos marrëveshje që pati me tifozët.

Disa skuadra e kërkonin në Superiore, mes të cilëve në qendër të vëmendjes e kishte Vllaznia. Por nuk u arrit marrëveshja mes klubit shkodran dhe këtij lojtari kualitativ, që do t’i ofronte më shumë pjesës së sulmit.

Megjithatë kjo është e shkuara dhe Fili bëhet gati për aventurën e re, duke mbajtur veshur fanellën e Botosanit në Rumani. Për momentin nuk ka një vendim zyrtar të kësaj skuadre, por mediat rumune e bëjnë fakt të kryer hedhjen e firmës. /Sport Ekspres/