E kërkon shpëtimin te Guardiola, trajneri i Notingham Forest e zhvlerëson totalisht Arijanet Muriqin

Arijanet Muriqi u kthye në protagonist te Manchester City sa i përket ndeshjeve në Kupë, duke bërë që emri i portierit të Kosovës të përmendej shumë nga mediat angleze. Por sigurisht që ishte e vështirë për të zëvë vendin e titullarit te “qytetarët”.

Për këtë arsye u mendua huazimi te Notingam Foresti, që luan në “Championship”. Atje u mendua se Muriqi do të kishte vendin e titullarit, gjë kjo e cila ndodhi vetëm në ndeshjet e para. Së fundmi lojtari nuk është përfshirë as në futbollistët e grumbulluar, pa pasur asnjë shqetësim fizik.

“Është vetëm një vendim i ynë, asgjë tjetër”, u shpreh trajneri Lamouchi, që në këtë mënyrë e zhvlerëson Arijanet Muriqin. Në këto kushte, ky i fundit pret thirrjen e Guardiolës në muajin janar, pasi situata është vërtet e keqe për të. /Sport Ekspres/