E kërkon Leonardo te PSG, reagon ylli i Milanit

0

Lukas Paketa ka vetëm gjashtë muaj që ka zbarkuar në Milano, por e ardhmja e tij në është vënë në dyshim. Fantazisti ka treguar një nivel mjaft të mirë në “San Siro”, duke shfaqur interesin e disa klubeve të mëdha. Drejtuesit e PSG janë më të interesuarit për të.

Drejtori i ri sportiv në Paris, Leonardo e njeh mjaft mirë brazilianin, pasi ishte ai që e solli në Milano. Kuqezinjtë paguan plot 35 milionë euro për të bindur Flamengon ta lërë të largohet. 21-vjeçari në një intervistë mohon zërat për largimin e tij nga Italia.

“Zërat për largimin tim janë vetëm spekulime. Jam i lumtur te Milani. Nuk kam shumë që kam ardhur dhr nuk kam pse largohem. Po mundohem të përshtatem. Dua të kem një sezon të mirë në mënyrë që të rritem në karrierën time”, u shpreh ylli brazilian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.