E kërkon Arsenali, por Hofenhajmi nuk e lëshon “’Baby Mourinho”-n

0

Julian Nagelsman do të qëndrojë “100 për qind” te Honfehajmi, këmbëngul klubi gjerman, pavarësisht spekulimeve që e çojnë trajnerin e talentuar tek Arsenali.

30-vjecari ka kohë që konsiderohet si një ndër trajnerët më të talentuar në Gjermani dhe për të është folur se mund të merrte Bajernin, ndërsa tani shihet si pasuesi i Arsen Vengerit, por ndoshta mosha e tij e re i tremb klubet e këtij niveli.

Megjithatë, drejtori sportiv i Hofenhajmit ka bllokuar çdo lëvizje të trajnerit që ka edhe pseudonimin ‘Baby Mourinho’: “Julian Nagelsman është trajneri ynë dhe do të mbetet edhe sezonin e ardhshëm, 100 për qind”.

Së fundi Arsenali është lidhur edhe me emra si Mikel Arteta, Patrik Vieira e Luis Enrike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.