E kërkojnë në Premier League, Shaland i jep mesazh Rashicës: Dua në lojtarë që luajnë rregullisht

Kosova po përjeton një moment historik, teksa në pak vite që nga krijimi i përfaqësueses së tyre në futboll janë pranë ëndrrës së Europianit. E padyshim që për të arritur deri këtu është dashur dora e trajnerit Shaland, i cili ka ditur si të formojë një grup që të hap probleme.

Tekniku është kthyer në qendër të vëmendjes oër shkak të kontratës së tij me dardanët që përfundon së shpejti. Por në një prononcim për “Fan Zone” në “Supersport” Shaland shpreh dëshirën për të vijuar më tej bashkëpunimin dhe bën të ditur se kontrata nuk do të jetë një problem për të dhe FFK-në. Gjithashtu trajneri zvicerian ka folur edhe për zërat që kanë shoqëruar Rashicën këto kohë.

Sulmuesi shqiptar po përflitet prej kohësh për një kalim në Premier League, por një gjë e tillë mund të mos ia bëjë të sigurt vendin e titullarit te Kosova. Shaland ishte i qartë në mesazhin e tij, teksa u shpreh se nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjet e Rashicës, por ky i fundit duhet të ketë të qartë se në përfaqësuese do të ketë vend për ata që luajnë rregullisht.

Shtyrja, avantazh për Kosovën

“Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani besoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët”.

Zgjatja e kontratës

“Zgjatja e kontratës varet nga kualifikimi. Deri më tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, mund të them se kontrata është deri në përfundim të ndeshjeve të play off. Unë dëshiroj që të vijoj më këtë skuadër, nuk kam bërë një takim për këtë dhe nuk besoj që do të ketë problem që të arrijmë një marrëveshje”.

Rashica drejt Anglisë

“Unë nuk mund t’i them një lojtari që merr një propozim nga Premier Liga të mos kalojë aty, por unë do të pranoja në Kombëtare një lojtar që aktivizohet rregullisht”.

Ulja e pagës

“Nuk e di sa e ka ulur Reja dhe nuk do ta kisha problem edhe unë, por do të flisja me Federatën për këtë”, është shprehur Bernard Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/