E keqja nuk ka fund për Shametin, dëmtohet sërish atëherë kur nuk pritej

Ylli Shameti u transferua verën e shkuar drejt IPKO Superligës, ku iu bashkua me bujë Gjilanit të drejtuar nga Gentjan Mezani. Por ish-mbrojtësi i Kukësit nuk mundi dot që të debutojë me skuadrën e re, teksa një dëmtim e la jashtë fushave të blerta për një kohë mjaft të gjatë.

Futbollisti 35-vjeçar ishte duke u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar, të cilin ishte duke e lënë pas dhe për pak kohë pritej që të vihej nën urdhërat e Mezanit. Por gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë, teksa Shameti është dëmtuar sërish, këtë herë gjatë fazës së rikuperimit. Kjo pritet ta shtyjë edhe me një tjetër muaj rikthimin e tij në formë të plotë, duke bërë që pritja për debutim me Gjilanin të zgjasë shumë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *