E kemi parë në rolin e “mbrojtësit”, presidenti i Bayernit tregon eksperimentin e çmendur me Neuer

0

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge,  ka ndarë një histori të veçantë që daton në periudhën kur Pep Guardiola ishte në krye të pankinës bavareze. Tekniku spanjoll kishte një ide “të çmendur” në mendjen e tij. Guardiola ishte duke menduar të eksperimentonte me rolin e Manuel Neuer, të cilin mund ta shihnim të luante në mesfushë. Rummenigge ka treguar se i është dashur shumë për ta ndalur trajnerin spanjoll të vinte në jetë një plan të tillë, madje kjo edhe nga frika e keqinterpretimit si një arrogancë.

“Manuel revolucionarizoi lojën si një portier dhe u bë një futbollist i vërtetë. Më kujtohet si Pep Guardiola donte ta vendoste atë në mesin e fushës në një nga ndeshjet e kampionatit pasi kishim fituar titullin kampion. Më është dashur të përpiqem shumë në mënyrë që ta ndaloja të bënte një veprim të tillë, sepse të tjerët mund ta interpretonin sjelljen tonë si arrogancë. Gjithsesi jam i bindur se Neuer do të bënte mirë në mesfushë. Do të ishte një eksperiment interesant”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.