“E kam qejfin ta mbyll te Flamurtari”, flet Ledian Memushaj: Dua përgjigjen e trupit!

Situata në Itali vijon të mbetet dramatike dhe lajmet në media nuk janë aspak pozitive. Shqipëria tregoi solidaritetin e saj me 30 mjekët e dërguar në vijën e parë të luftës me Covid-19 në vendin fqinj e kjo nuk mund të mos merrte falenderimet e popullit italian. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Ledjan Memushaj, i cili për emisionin “Fan Zone” tregon se gjesti i qeverisë sone e ka emocionuar tej mase dhe në drejtim të tij kanë mbërritur shumë mesazhe falenderuese nga miqtë e tij.

Ndërkohë sa i përket mbylljes së sezonit, kesfushori i Kombëtares shprehet se futbolli është industria e dytë në Itali e se ka për t’u mbyllur në dy muaj. Në fund fjalën e tij e përfundon me një dëshirë që shumë futbollistë e kanë, për ta mbyllur karrierën në qytetin e tyre të lindjes, megjithëse duhet të presë nëse forma fizike do ia mundësojë një gjë të tillë.

“Situata është e vështirë në Itali, jo sepse nuk na rrihet në shtëpi, po sapo hap televizorin shikon vetëm vdekje dhe njerëz të infektuar. E sa niset që të thuhet që po përmirësohet, në fakt bëhet më keq. Por këto ditët e fundit kemi qenë më mirë, ndërsa edhe spitalet po boshatisen në një farë mënyre, pasi nuk shkojnë më aq të infektuar sa më parë. Më ka emocionuar shumë gjesti i Ramës me mjekët dhe kam marrë mesazhe nga shokët e skuadrës dhe jashtë saj. Industria e futbollit në Itali është e dyta dhe ka për t’u mbyllur gjithçka në dy muaj, pasi ka shumë para që janë në qarkullim. Ta mbyll te Flamurtari? E kam me qejf, por ti Shako e di, dua të shoh përgjigjen e trupit dhe nëse do më lejojë“, ka thënë Ledian Memushaj./Sport Ekspres/