“E kalova testin e drogës falë trajnerit tim dhe një… penisi fallco!”

0

Lamar Odom ka qenë pjesë e ekipeve si Los Anxhelos Lejkërs, Majemi Hits, Dallas Maveriks dhe Los Anxhelos Klipers në NBA. 39-vjeçari është shpallur dy herë kampion me Lejkërsat, ndërsa në Lojërat Olimpike Athinë 2004 ishte pjesë e kombëtares amerikane të basketbollit.

Gëzimi i madh i grumbullimit me “Dream Team” u kthye menjëherë në makth kur mësoi se i duhej të kalonte një test anti-doping. Odom kishte tymosur lëndë narkotike gjatë gjithë verës dhe testi do e nxirrte shumë keq.

“Darkness of Light”, ndryshe errësira e dritës quhet libri i tij i kujtimeve, aty ku ka zbuluar dhe këtë fakt gati të pabesueshëm. Ish-basketbollisti veproi shpejt, u ndihmua nga trajneri i tij dhe testi doli me sukses.

Lumturia e grumbullimit me 12 lojtarët më të mirë amerikanë u kthye shpejt në makth. Më thanë që duhej të kaloja testin e drogës përpara se të merrja pjesë në Lojërat Olimpike. S’kisha shans për ta kaluar, sepse kisha tymosur gjithë verës. Testi zhvillohej pas pak ditësh dhe unë nisa punën në internet. Filluam kërkimin e penisëve fallco.

Pamë opsione të ndryshme dhe në fund porositëm një penis të zi të madh. Porosia vinte një ditë më pas. I kërkova trajnerit të bënte urinën në rezervën që mbante penisin, që fshihej në testikuj. Kur duhej ta bëja unë, kalova atë të trajnerit me kujdes nëpërmjet një vrime. Për fat askush nuk kuptoi gjë dhe testi im doli negativ. Ishte urina e trajnerit dhe penisi fallco ata që më shpëtuan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.