E ka një shpjegim, trajneri në Premier League del nga vetja: Po, unë ha krimba dhe zhavorr për mëngjes

Një konferencë e veçantë që ka tërhequr jo pak vëmendjen ka qenë ajo e trajnerit të Burnley, Sean Dyche. Ky i fundit i ka ironizuar me përgjigjen e tij drejtuar njërit prej gazetarëve të pranishëm. Lidhur me pyetjen se a është e vërtetë që ushqehej me krimba, trajneri anglez pranon në mënyrë ironike, madje shton se gjithashtu përdor edhe zhavor për mëngjes.

“Po, unë ha krimba. Ky është një fakt. Gjithashtu tymos me tuba shkarkimi dhe ha zhavorr për mëngjes. Të treja këto të kombinuara së bashku bëjnë të mundur që të kem një zë të tillë”, përgjigjet Dyche.

Ndërsa në fund ka qartësuar se gjithçka ka qenë thjesht një tallje nga ana e tij dhe se asgjë e tillë nuk është e vërtetë. “Jo. Gjithçka ka qenë thjesht një tallje”, ka përfunduar Sean Dyche./Sport Ekspres/