E grabisin dhe e lidhin në karrige, ish-futbollisti i Chelsea tregon përvojën e tmerrshme

Ish-futbollisti i Chelsea-t, Ashley Cole, ka rënë pre e një ngjarjeje aspak të këndshme. Një grup hajdutësh kanë hyrë me forcë në vilën e tij në Londër për të grabitur. Madje e gjithë historia ka qenë tmerruese për ish-mbrojtësin anglez, i cili ka përfunduar i lidhur në një karrige gjatë sulmit në banesën e tij. Padyshim që një ngjarje e tillë nuk është e lehtë për t’u kaluar dhe për këtë arsye Cole ka mbetur i terrorizuar nga e gjitha kjo.

Në një prononcim për britaniken “The Sun” ish-futbollisti ka rrëfyer edhe këtë episo të hishur, që për hir të së vërtetës do të donte ta fshinte sa më parë nga kujtesa. “Një përvojë e tmerrshe. Hajdutët, të cilët mbanin kostume kamuflazhi dhe maska në fytyrë, ishin profesionistë dhe e dinin saktësisht se çfarë të bënin dhe si të lëviznin”, ka thënë Ashley Cole. Ndërkohë pritet që autoritetet të merren me këtë çështje dhe të vendosin pas hekurave autorët përgjegjës./Sport Ekspres/