“E gjithë Shqipëria ishte me Napolin përveç kryeministrit”, Duka flet për Hysajn: Jam i lumtur që e fitoi Kupën

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur ditën e djeshme për shumë çështje me rëndësi sa i përket futbollit europian. Pjesë e mbledhjes ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka folur dotën e sotme për “Radio Kiss Kiss”, ku tregon më tepër rreth asaj që është vendosur për Champions dhe Europa League, ku zbulon edhe se mund të ketë një rikthim të tifozëve në stadium, sigurosht jo me kapacitet të reduktuar.

Ndërkohë kreu i Federatës shqiptare i është gëzuar edhe triumfit të Napolit mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë, teksa pjesë e skuadrës është edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Duka shton se e gjithë Shqipëria ka qenë tifoze e Napolit dhe Hysajt në finalen e djeshme, përveç kryeministrit Rama, i cili njihet si një tifoz i Juventusit.

“Dje morëm vendime të rëndësishme në lidhje me zhvillimin dhe përfundimin e Ligës së Kampionëve dhe Europa League, si për sa i përket datave ashtu edhe stadiumeve ku do të luhen ndeshjet. E vetmja gjë që ne nuk dimë ende është nëse ajo do të luhet me spektatorët apo jo në Gjermani dhe Portugali. Por ekziston mundësia për të pasur publik, megjithëse do të varet nga evolucioni i situatës dhe këto janë gjëra që nuk mund të vendosen tani. Ne nuk mund të pretendojmë të kemi stadiume të plota, është ende shumë herët, megjithatë në rastin e publikut ne mund të synojmë 30%, maksimumi 40% të kapacitetit.

Barcelona-Napoli në fushë neutrale? Të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në Lisbonë, Guimaraes dhe Porto. Barcelona dëshiron të luajë në Camp Nou padyshim, ndeshjet e tjera të raundit të 16-ve tashmë janë vendosur si vende dhe do të luhen atje.

Hysaj dhe finalja e Kupës së Italisë? Hysaj ka bërë mirë me Interin. Dje ai fitoi një kupë. Unë jam i lumtur, por gjëja e rëndësishme është që ai fitoi vendin në ekip. Hysaj është i lumtur që ka fituar Kupën e Italisë. E gjithë Shqipëria ishte me Napolin përveç Kryeministrit tonë që është tifoz i Juventus dhe nuk mendoj se ai ishte veçanërisht i lumtur me rezultatin e ndeshjes”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *