E gjithë Europa pas tij, Joviç: Mendoj vetëm për Frankfurtin!

Luka Joviç u bashkua me Frankfurtin në vitin 2017, ku u huazua nga Benfika. Serbi numëron 14 gola të shënuara këtë sezon në Bundesligë, më shumë se çdokush tjetër. Gjithashtu, 21-vjeçari ka shënuar dhe 5 gola në Europa League.

Kohët e fundit, pas paraqitjeve të shkëlqyera të tij, flitet se ai është ne planet e shumë prej ekipeve më të mëdha evropiane. Ndër to mund të përmendim Barcelonën, i cili e sheh si zëvëndësuesin ideal për uruguajanin Luis Suarez. Për shërbimet e  21-vjeçarit, po ashtu janë të interesuara dhe ekipe si Liverpuli apo Bajerni.

Lidhur me këto spekulime sulmuesi është shprehur mjaft I lumtur, teksa ka folur për mediat në Gjermani. “Jam i kënaqur për interesimin e disa klubeve madhore. Gjithsesi, tani mendoj vetëm për Frankfurtin dhe ndihem shumë i kënaqur këtu”, përfundoi lojtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *