E gjitha një lojë mediatike? Daja del hapur pas Kukësit: E kam parë Skënderbeun si dikur!

“Mos prisni Skënderbeun e dikurshëm”, këto ishin fjalët e Ilir Dajës sa herë që dilte nga përfundimi i një ndeshje të këtij sezoni. Dhe pyetja që gjithmonë ne kemi shtruar: “Sërish në vendet e para. Ky është ndryshimi dhe çfarë Skënderbeu duhet të presim?”.

Ndoshta kjo ishte edhe vetë zgjedhja e Dajës me mediat, që të mos deklarojë asnjë fjalë më shumë për atë që mund të arrijë ky grup lojtarësh, që në nisje të sezonit, ndoshta i llogarisnin edhe për mbijetesë. Ajo përballje ndaj Kukësit me shumë emra “të frikshëm” në letër e tregoi më së miri fytyrën e korçarëve.

Takimin e dominuan dhe fati nuk ishte me ta, për të dalë me tre pikët. Vetë Daja ka qenë entuziast si kurrë më parë për sinjalin që i dha ekipi: “Më është dukur si ai Skënderbeu i para një sezoni. Kemi dominuar ndaj një ekipi me elementë si Kukësi dhe duhet të japim forcë për të ecur më para kështu”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/