E gjitha është vepra e Giampaolos, shihni stadiumin e Milanit pa përfunduar ndeshja

Trajneri Giampolo e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin me Milanin dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet pa e zhvilluar javën e shtatë. Humbja e fundit me Fiorentinën ishte e tepërt dhe tashmë asnjë justifikim nuk e mban këtë trajner në stolin e kuqezinjëve.

Miqtë do të fitonin me një lojë të bindshme në shifrat 1-3. Që pa u mbyllur ndeshja, në tribunën e Milanit kishin nisur parrullat: “Giampaolo out”. Nuk mbaron këtu, ajo “vepër” e trajnerit të kuqezinjëve, ka bërë që tifozët të braktisin stadiumit pa u mbyllur takimi.

Një pamje të zbrazët ofronte Milani ndërsa po luheshin edhe minutat e fundit, me “Curva Sud” që në momente rebilimi, janë larguar për të mos e parë ndeshjen deri në fund. /Sport Ekspres/