E fut dorën pak herë në xhep, Enea Jorgji mbyll edhe një tjetër përballje në Europë

Enea Jorgji ka arbitruar një tjetër takim me rëndësi në ditën e sotme. Bëhej fjalë për përballjen mes Bjellorusisë dhe Norvegjisë në moshën U-21. E mbyllur me rezultatin 1-1, arbitri Enea Jorgji nuk doli aspak në skenë në këtë ndeshje, duke lënë që të flasin vetëm lojtarët.

Vetëm dy kartona të verdhë janë nxjerrë nga xhepi i arbitrit shqiptar për vendasit, nga një për secilën pjesë. Në këtë mënyrë është mbyllur edhe një tjetër përballje e rëndësishme për Jorgjin, që shkon përtej punës së bërë në Superiore. /Sport Ekspres/