E fundit/ Zyrtarizohet skuadra e re e Armando Sadikut, largohet nga Levante si huazim

Armando Sadiku është larguar zyrtarisht nga ekipi i Levantes. Është pikërisht ky njoftimi i fundit që vjen nga vetë skuadra e re e sulmuesit shqiptar, Malaga. Lojtari i Kombëtares do të jetë pjesë e Malagas për një sezon në formën e huazimit.

Një lajm i mirë ky për këtë sulmues, që nuk po gjente asnjë hapësirë të mundshme te Levante. Trajneri Lopez e kishte nxjerrë tërësisht jashtë projektit duke mos e grumbulluar për asnjë ndeshje të vetme në “La Liga”. Sadiku te Malaga do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, pasi bën pjesë edhe mesfushori Keidi Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *