E fundit/ Vendimi nga Disiplina, Vllaznia dënohet pa tifozë dhe Olsi Teqja mungon 2 ndeshje

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet vetëm para pak minutash, sa i përket javës së tretë të kampionatit shqiptar që sapo kemi lënë pas. Kështu, në këto dy vendime, kryeqendra e vëmendjes ishte përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve dhe hedhjes së shisheve në drejtim të fushës dhe protagonistëve të saj, Vllaznia është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë të luajtura në fushën përkatëse. Gjithashtu dënimit nuk i ka shpëtuar edhe Olsi Teqja rreth deklaratave të tij për arbitrimin e ndeshjes me Laçin, duke u përjashtuar me 2 ndeshje nga aktivitetet futbollistike. /Sport Ekspres/

Vendimet e plota nga Komisioni i Disiplinës-

1- KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

2- Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *