E fundit/ Uzuni i dashuruar me Kombëtaren: Mua më mjafton ftesa, tjetër gjë kur vjen këtu

Shqipëria do të luajë përballë Andorrës dhe Francës në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Europianit. Këto takime do të shërbejnë për të konsoliduar përfundimisht grupin e Rejës dhe për të rritur entuziazmin sa i përket kualifikueve të radhës, pasi shenjat e para pozitive janë dhënë.

Në konferencën e sotme për shtyp kanë qenë të pranishëm edhe dy lojtarët kuqezinjë, Emanuele Ndoji dhe Myrto Uzuni. Ky i fundit është shprehur se për të mjafton që të vijë ftesa nga Kombëtarja, pa pasur shumë rëndësi se ku gjendet në të.

“Është tjetër gjë klubi dhe tjetër gjë kur vjen te Kombëtarja. Kjo të jep më shumë besim kur grumbullohesh nga Shqipëria. Nuk jam zhgënjyer kur nuk më erdhi ftesa, por nuk ndihesha mirë përbrenda.

Reja më thirri pasi e ka parë që kam luajtur gjithmonë te Lokomotiva e Zagrebit. Ftesa është aty dhe nuk mungon. Trajneri nuk mund t’i jap llogari lojtarit që përse nuk e thërret. Unë dua t’i luajë të gjitha ndeshjet. Mjafton të jesh pjesë e listës te Shqipëria, mjafton të jesh pjesë e saj. Nuk ka rëndësi nëse je te kryesorja apo te e pritjes. Tani jemi në “Arenën Kombëtare”, shtëpinë tonë të re dhe do të kemi mbështetjen e tifozëve”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *