E FUNDIT/ Tirana shpall emrin e lojtarit të shekullit: Kishte shumë ikona, por tifozët zgjodhën që t’i shkojë…

Tirana ka hapur një sondazh disa ditë më parë, për të shpallur lojtarin më të mirë të shekullit. Tashmë votimi ka përfunduar dhe klubi e ka emrin, bazuar në komentet e tifozëve. Kështu teksa shprehen se ka qenë një votim shumë i vështirë për shkak se në gjithë këtë periudhë kohore ka pasur shumë ikona te bardheblutë, tifozët kanë zgjedhur si të preferuarin e tyre Arben Mingën. /Sport Ekspres/

Postimi i Tiranës

Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë emrat që do të vlerësohen në festën e 100 vjetorit. Jo vetëm kaq por cilido që ka kontribuar për fanellën bardheblu do të ketë një vend në historikun e ditëve festive që klubi ka planifikuar.

10 ditë më parë propozuam të zgjidhnin tifozët lojtarin e shekullit bardheblu. Emrat e shënuar në mediat sociale kanë qënë të shumtë, si dhe propozimet për të mos u mjatuar vetëm me një emër. Me të drejtë, pasi 100 vite histori kampionësh janë shumë.

Megjithatë, ky çmim simbolik meriton të jepet pasi tifozët i janë përgjigjur propozimit dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu.

Në ditët e festës së 100 vjetorit, çmimi për ikonën “15-katëshi Minga”, do të jepet pas përzgjedhjes së bërë nga tifozët.

Ju falenderojmë dhe urojmë të jeni mirë e të rikthehemi sa më shpejt sëbashku