E fundit/ Shmangin incidentin para ndeshjes, bokset në stadium kishin zënë simbolet e Shqipërisë

Stadiumi në Turqi është duke u bërë gati për përballjen mes Kombëtares që drejtohet nga Gunesh dhe Shqipërisë. E gjithë vëmendje e tifozëve kuqezinj është pikërisht në këtë ndeshje, duke pritur një fitore të mundshme.

Por përpara këtij takimi është evituar edhe një incident. Bokset e mëdha në stadium ishin vendosur në krahun e tifozëve të Shqipërisë. Jo vetëm që nuk do të shihej dhe dëgjohej asgjë në atë krahë, por njëkohësisht mbuloheshin edhe simbolet tona. Tifozët shqiptarë kanë reaguar menjëherë duke kërkuar që çështja të zgjidhej sa më shpejt, ndërsa Federata Turke e Futbollit reagoi shpejt që gjithçka të normalizohej. /Sport Ekspres/