E fundit/ Ronaldo nuk donte ta shihte këtë skenë, Lionel Mesi fiton Topin e Artë dhe për rekord

Tashmë ka marrë fund edhe historia sa i përket edhe fituesit të “Topit të Artë” për futbollin e meshkujve. Trofeu ashtu siç edhe pritej faktikisht, është fituar nga Lionel Mesi. Pavarësisht konkurrencës së Van Dijk apo Kristiano Ronaldo, argjentinasi vendos një rekord të ri me 6 trofe të tilla që ka fituar në karrierën personale.

Këtë herë nuk ka pasur një tjetër Luka Modriç, pra një emër ndryshe për të thyer hegjemoninë Ronaldo-Mesi. Por portugezi e kishte humbur besimin për ta fituar Topin e Artë, aqsa nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni, pasi nuk dëshironte që ta shihte këtë skenë kur rivali i tij ia del për herë të gjashtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *