E fundit/ Rexhinaldo mbërrin në Shqipëri, pritet të hedh firmën te Partizani dhe të zgjidh hallet

Problemi më i madh i Partizanit në kampionatin deri tani dhe miqësoret e zhvilluara në Turqi, është shënimi i golave. Të kuqtë e kanë të vështirë që të gjejnë rrjetën e kundërshtarit. Pikërisht për këtë arsye po tentohet dhe pritet të zyrtarizohet “Këpuca e Artë” e sezonit të shkuar.

Bëhet fjalë për Rexhinaldon, që mesa duket ka mbërritur sërish në Shqipëri. Vetëm se këtë herë për të hedhur firmën te skuadra e Partizanit. Ndërsa mbetet ende të presim rreth detajeve të kontratës, të kuqtë janë përforcuar seriozisht në aspektin e sulmit. /Sport Ekspres/