E fundit/ Reja nga konferenca flet për dy debutuesit: Jo nga minuta e parë, e kam parë Turqinë

0

Shqipëria do të zhvillojë nië finale të vërtetë ndaj Turqisë në ditën e nesërme, për kualifikueset e Europianit. Asnjë rezultat tjetër veçse fitores nuk i bën punë kuqezinjve për të vazhduar ëndrrën e ndezur pas fitores me Islandën.

Në prononcimin para medias ka qenë edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja. Tekniku italian është shprehur se Taulant Seferi dhe Lindon Selahi nuk do të debutojnë nga minuta e parë.

“Grupi i Shqipërisë po funksionon dhe jemi në gjendje të mirë. Kemi konsideratë të lartë për Turqinë, sidomos për sulmuesit. Në veçanti e njoh Calhanoglu, pasi jam italian dhe i ndjek ndeshjet e Serisë A. Duhet të jemi sa më në formë, ndryshe do të humbasim. Kush do të luaj në vendin e Hysajt, do të bëj mirë. Është mungesë e rëndësishme sigurisht. Turqia arriti të mposhte kampionen e botës, Francën. Këtu duken më së miri vlerat e tyre.

E kam ndjekur jo vetëm në atë ndeshje të parë në Shkodër, por edhe në ndeshje të tjera. Ne duhet të jemi taktikisht shumë të rregullt. Dua të shoh përmirësimi te ekipi. Pasi kemi bërë një punë të mirë. Debutime nuk do të kemi nga minuta e parë. Por kemi dy debutues në pankinë që mund të futen më vonë si zëvendësues”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.