E fundit/ Reali i Madridit në zi, ish-presidenti i galaktikëve humb betejën me Covid-19

Pas Italisë një tjetër shtet i prekur në masë nga pandemia Covid-19 është edhe Spanja. Të infektuarit në shtetin spanjoll po shtohen nga dita në ditë dhe bashkë me ta edhe nurmi i viktimave. Madje Koronavirusi nuk ka kursyer as jetën e një emri të rëndësishëm në historinë e klubit të Realit të Madridit.

Është pikërisht Lorenzo Sanz, i cili në vitet 1995-2000 ka mbajtur postin e presidentit të galaktikëve. Gjatë kësaj periudhe Sanz ka shijuar shumë suksese e trofe nga “los blancos”. Fatkeqësisht ish-kreu i Real Madridit ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 76 vjeçare, ndërsa prej disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Që prej të martës Sanz ishte shtruar në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve, por gjithsesi këta të fundit nuk mund ta shpëtonin dot nga kjo pandemic që po tremb gjithë botën./Sport Ekspres/