E fundit/ Presidenti i UEFA-s në “Stadiumin Air Albania”: Një xhevahir i vërtetë, tani të rinjtë ëndërrojnë

Stadiumi “Air Albania” do t’i hap dyert e tij për të pritur takimin e parë të Kombëtares në të, pikërisht ndaj kampionëve të botës. Pra bëhet fjalë për ndeshjen me Francën, atje ku e gjithë vëmendja e tifozëve dhe mediave është përqendruar prej kohësh.

Madje kjo do të na kushtonte shumë, pasi ndikoi në një “Elbasan Arena” thuajse të boshatisur në përballjen ku kuqezinjtë barazon me Andorrën në shifrat 2-2. Gjithsesi kjo duhet të jetë e kaluara dhe lojtarët e dinë më së miri se çfarë i pret në kryeqytet. Në një nga stadiumet më të mira në Europë dhe ku biletat janë shitur brenda pak ditësh, i garantuar do të jetë spektakli në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkohë si i ftuar special në këtë përurim do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Në fjalën e tij ka pasur shumë vlerësim për investimin e FSHF dhe stadiumin e ndërtuar: “Në mënyrë që fubollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që ti shikojnë ndeshjet në një ambjent të sigurtë dhe të rehatshëm. Stadiumi Air Albania është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm”, u shpreh Ceferin.

Nga ana tjetër, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka vendosur theksin në rëndësinë e madhe të ditës së dielë, ndërsa prej kohësh është punuar edhe në ndërtimin apo rikonstruksionin e disa stadiumeve në Shqipëri si “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” apo “Zeqir Ymeri”.

“Ndeshja e së dielës do të jetë një moment historik për futbollin në Shqipëri, pasi më në fund mbështetësit nga i gjithë vendi do të mund të ndjekin Kombëtaren tonë të luajë në një arenë fantastike dhe moderne. Do të dëshiroja të shprehja mirënjohjen time ndaj UEFA-s për mbështetjen financiare që ata kanë dhënë si edhe për mbikëqyrjen e projektit, duke na ofruar ekspertizë tejet të vlefshme.

Është me rëndësi jetike që futbolli në Shqipëri të ketë infrastrukturë moderne në të gjithë vendin. Kjo do të thotë që klubet që luajnë në kompeticionet evropiane do të jenë në gjendje të luajnë në vend dhe të mos detyrohen të luajnë në Tiranë, ndërsa kjo gjithashtu na jep mundësinë që në të ardhmen të ofertojmë për të pritur potencialisht finalen e garave të klubeve UEFA, siç është Superkupa e UEFA-s”, u shpreh Armand Duka.

Gjithashtu edhe në relacionin e plotë dhe që mund ta shihni më poshtë, tregohet edhe sesi organizmi më i lartë i futbollit në Europë ndihmon në zhvillimin e futbollit në Shqipëri, për ta nisur që tek baza, të rinjtë, nëpërmjet programeve të posaçme. /Sport Ekspres/

Relacioni i plotë nga UEFA

17 Nëntori do të përfaqësojë një moment historik për futbollin shqiptar me Arenën Kombëtare në Tiranë, stadiumi i ri i caktuar për zhvillimin e ndeshjes së parë zyrtare, ndërkohë që pritësit mirëpresin me entuziazëm kampionët e Kupës së Botës të FIFA Francë.

Stadiumi, me një kapacitet prej 21.690 personash, do të jetë stadiumi më i madh në vend dhe do t’u japë tifozëve të futbollit, si të klubit ashtu edhe të kombëtares, mundësinë për të parë ndeshjet në një mjedis modern. Përurimi zyrtar i stadiumit ka tejkaluar imagjinatën e mbështetësve të futbollit në të gjithë vendin, me biletat që u shitën me shpejtësi brenda pak ditëve.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin do të jetë një nga të ftuarit e nderit për ndeshjen e parë zyrtare të Arenës, dhe ai shprehet i lumtur që Tirana tashmë ka një stadium që publiku shqiptar e meriton vërtet.

“Në mënyrë që fubollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që ti shikojnë ndeshjet në një ambjent të sigurtë dhe të rehatshëm. Stadiumi Air Albania është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme” u shpreh Z. ?eferin.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm”.

Përfundimi i Arenës Kombëtare, e cila u financua pjesërisht nga UEFA, dëshmon për një angazhim të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit të vendit të saj, duke ndërtuar kështu baza të reja. 

Gjatë viteve të fundit, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” në Shkodër janë rikonstruktuar plotësisht dhe kanë pritur ekipin kombëtar. Ndërkohë, stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është duke u rikonstruktuar, sipas projektit të financuar bashkërisht nga FSHF dhe UEFA, nën udhëheqjen e organit drejtues evropian të futbollit që mbulon pothuajse 50% të kostove totale që vijnë nga programi i ndihmës HatTrick i UEFA-s.

“Ndeshja e së dielës do të jetë një moment historik për futbollin në Shqipëri, pasi më në fund mbështetësit nga i gjithë vendi do të mund të ndjekin Kombëtaren tonë të luajë në një arenë fantastike dhe moderne. Do të dëshiroja të shprehja mirënjohjen time ndaj UEFA-s për mbështetjen financiare që ata kanë dhënë si edhe për mbikëqyrjen e projektit, duke na ofruar ekspertizë tejet të vlefshme,“ tha presidenti i FSHF dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka.

“Është me rëndësi jetike që futbolli në Shqipëri të ketë infrastrukturë moderne në të gjithë vendin. Kjo do të thotë që klubet që luajnë në kompeticionet evropiane do të jenë në gjendje të luajnë në vend dhe të mos detyrohen të luajnë në Tiranë, ndërsa kjo gjithashtu na jep mundësinë që në të ardhmen të ofertojmë për të pritur potencialisht finalen e garave të klubeve UEFA, siç është Superkupa e UEFA-s. “

Si e mbështet UEFA futbollin shqiptar

Ndërsa FSHF është duke përmirësuar infrastrukturën e futbollit, po ashtu federata ka punuar ngushtë me UEFA-n për të garantuar që të rinjtë të përfitojnë sa më shumë shanse të jetë e mundur për të luajtur ndeshjen. Pavarësisht nëse Shqipëria arrin të kualifikohet në UEFA EURO 2020, turneu do të ketë një ndikim domethënës për futbollin shqiptar që është më pak i dukshëm për mbështetësit, me rreth 775.5 milion euro të gjeneruara nga finalet e përfshira në skemën e UTFA-së HatTrick, dhe për pasojë të ndarë mes 55 federatave kombëtare të UEFA-s.

HatTrick nisi në vitin 2004, bazuar në idenë e thjeshtë për të përfituar një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të Kampionatit Evropian të UEFA-s dhe ri-investimin e të ardhurave në zhvillimin e futbollit në tre mënyra të ndryshme (pavarësisht emërtimit): investime, arsimim dhe shkëmbim të njohurive. Deri në vitin 2024, HatTrick do të ketë në dispozicion një shumë të jashtëzakonshme prej 2.6 miliardë euro në mbështetje të federatave anëtare.

“HatTrick është një program zhvillimi me rëndësi jetike, i cili tregon se angazhimi i UEFA-s për futbollin evropian shkon shumë më thellë sesa klubi i madh dhe kompeticionet mes skuadrave kombëtare të klubit,” shpjegoi Aleksander ?eferin . “Ne e konsiderojmë rritjen dhe zhvillimin si një parakusht absolut për të ruajtur një nivel të qëndrueshëm dhe shumë të suksesshëm të futbollit për të gjithë.”

Zhvillimi i brezave të ardhshëm

Të nxitësh fëmijët të luajnë dhe të shijojnë futbollin është një pjesë thelbësore e vizionit të UEFA – dhe programi i ri i UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, i prezantuar për herë të parë në Slloveni në shtator, do ta avancojë këtë vizion një tjetër hap përpara.

Gjatë katër viteve të ardhshme, UEFA – përsëri përmes HatTrick – do të investojë 44 milion euro në futbollin e brezave të rinj në Evropë, nga të cilat 11 milion euro do t’i kushtohen zhvillimit dhe/ose përmirësimit të futbollit në shkolla. Ky do të jetë prioriteti i 150,000 euro (duke u rritur në 200,000 euro nga viti 2020/21) që çdo federatë kombëtare të mund të marrë çdo vit posaçërisht për aktivitete të dedikuara brezave të ardhshëm, në përputhje me Kartën e Futbollit Amator të UEFA (UEFA Grassroots Charter).

Ndër objektivat e shumta të nismës ”Futbolli në Shkolla” është edhe promovimi i futbollit si një mjet social dhe edukativ për të rritur numrin e lojtarëve të regjistruar, duke krijuar kështu ura lidhëse midis klubeve dhe shkollave lokale, dhe duke i bërë aktivitetet e futbollit thelbësore për edukimin fizik të fëmijëve. Qëllimi është gjithashtu të trajnohen mësuesit dhe vullnetarët për të dhënë mësime cilësore të futbollit dhe për të rritur numrin e trajnerëve, në veçanti ato femra.

“Fëmijët janë e ardhmja e sportit tonë dhe është me rëndësi jetike që t’u ofrojmë atyre çdo mundësi që të luajnë dhe të shijojnë futbollin”, u shpreh Z. Duka. “Ne jemi të lumtur të shohim gjithnjë e më shumë djem dhe vajza që luajnë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e brezave të rinj”.

Shqipëria ishte një nga gjashtë federatat kombëtare të përfshira në projektin pilot të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, i cili u ofroi mësuesve mundësinë për të marrë licencat D falas në mënyrë që të lartësohet standardi i futbollit në arsim. 

Si pjesë e një plani fillestar tre-vjeçar, 20,000 fëmijë të moshës shtatë deri në nëntë vjeç nga 150 shkolla patën mundësinë për të marrë pjesë në këtë program. Ky numër u rrit në 45,000 të rinj të së njëjtës grup-moshë në 400 shkolla në vitin e fundit të iniciativës.

FSHF është e përkushtuar të kontribuojë dhe ka ndërmarrë hapa të shumtë në këtë drejtim për të rinjtë që ata të kenë sa më shumë mundësi për të luajtur futboll, si dhe duke bërë të mundur që ata të shohin sport në ambiente moderne. Së bashku me UEFA-n, Federata Shqiptare e Futbollit do të intensifikojë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen dhe ruajtjen e sportit.