E fundit/ Premier League rifillon në 17 qershor, ndeshja e parë supersfida Manchester City-Arsenal

Sipas medias kryesore në Angli ‘’BBC’ ’sezoni i Premier League është vendosur të rifillojë më 17 qershor me kryendeshjen Manchester City-Arsenal dhe Aston Villa-Sheffield United. Të gjitha ndeshjet e tjera do të mbyllen në datat 19-21 qershor. Ditën e mërkurë, të gjitha klubet votuan unanimisht për rifillimin e etapës së mbetur të kampionatit, në mënyrë që renditja e skuadrave të vendoset në fushën e gjelbër.

Megjithatë ditën e sotme të gjitha klubet e Premier League priten të zhvillojnë një takim, për të vendosur marrëveshje mbi mënyrën sesi do të zhvillohet kjo fazë e mbetur e kampionatit. Numri total i ndeshjeve të mbetura për tu luajtur janë 92 të tilla.

Premier League u pezullua në 13 mars për shkak të pandemisë dhe do të jenë fiks 100 ditë që prej ndeshjes së fundit të zhvilluar në datën 9 mars ku Leicester City fitoi me rezultatin 4 me 0 ndaj Aston Villa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *