E fundit/ Pikërisht ajo që duhej, Armand Duka konfirmon hapur Rejën te Shqipëria

0

Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Moldavisë. Pas asaj humbje të pamerituar ndaj Turqisë, kuqezinjtë kanë arritur të shfryjnë nervat e tyre pikërisht në këtë përballje. Si për vazhdimësinë e lojës pozitive, trajneri Reja e dëshmon edhe njëherë se skema e tij po funksionon te Kombëtarja. Ndërkohë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për “Supersport” duke garantuar hapur Rejën te Shqipëria për projektin e së ardhmes.

“Meritonim më shumë pikë në këto dy takime, jo tre. Fati na dënoi ndaj Turqisë. Tani duket se ishte gjithçka e lehtë, por kishte tension para nisjes së takimit. Në stadiumet e mëdha është e lehtë të motivohen lojtarët. Unë kisha dyshimet e mia, por u pa qartë se rezultatet dhe loja e mirë nuk janë rastësi.

Trashi është prurje e re nga Superiorja dhe debutoi me gol. Dhuratë e bukur për të dhe për gjithë Superioren. Bare dhe Manaj nuk ishin titullar të kësaj skuadre më parë. Sot u aktivizua edhe Kumbulla dhe Selahi. Nuk ka gjë për të diskutuar më shumë, do të ulemi me Rejën dhe të flasim për projektin e “Nations League” dhe të ardhmen”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.