E FUNDIT! Për herë të parë preket Milani, Paolo Maldini dhe djali i tij dalin pozitiv me COVID-19

Në Itali nuk ka vetëm një shtim të numrit sa i përket Koronavirusit vetëm mbi qytetarët e thjeshtë, por edhe në botën e futbollit. Vetëm pak më parë doli lajmi se Dibala dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv me Koronavirusin.

Ndërkohë edhe Milani është prekur për herë të parë. Bëhet fjalë për legjendën e këtij klubi, Paolo Maldinin që së bashku me djalin e tij, Danielen, kanë rezultuar pozitiv në testin e bërë për COVID-19. Në këto kushte shpresohet edhe më tepër që të dalin në treg kura për të shëruar plotësisht këtë virus, pasi kjo gjendje nuk ka ndërmend të ndalet. /Sport Ekspres/