E fundit/ Partizani mbyll bashkëpunimin me vëllain e Kaleb Ekubani, shkon në Serinë A

Josef Ekuban mbërriti te Partizani si vëllai i Kaleb Ekubanit dhe largohet në po të njëjtën mënyrë. Pavarësisht pritshmërive që ishin të larta duke parë rastin e parë, Josefi nuk arriti kurrë që të ngrihej në lartësinë e duhur dhe të bindte drejtuesit apo tifozët.

Më shumë i parë në rrugët e Tiranës sesa në stadium dhe fushë, Partizani ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me të. Sulmuesi 19-vjeçar është kthyer sërish te klubi i Veronës që ndodhet në Serinë A, ndërsa pritet një tjetër huazim për të. /Sport Ekspres/