E fundit/ Nuk mbyllet këtu, përfundojnë vizitat mjekësore te Milani për sulmuesin kroat

0

Ante Rebiç ka mbërritur ditën e djeshme në Milano për të përfunduar transferimin e tij te ekipi i Milanit. Kroati ka përfunduar testet mjekësore te kuqezinjtë pak minuta më parë dhe pritet që në vijim të hidhet firma e tij në kontratë. Futbollisti 25 vjeçar erdhi në ekip në formë e një huazimi pas një shkëmbimi me Andre Silvën dhe nëse klubet do të mbeten të kënaqur me performancën e lotarëve, atëherë këto do të jenë skuadrat e tyre përfundimtare.

Sulmuesi ka berë paraqitje të mirë në “Bundesligë”, ku aktivizohej në radhët e Frankfurtit, i cili surprizoi jo pak sezonin që lamë pas. Kroati ka shënuar 9 gola në kampionatin gjerman dhe kërkohej nga disa ekipe këtë verë, ku u përfol edhe klub tjetër nga Milano, Interi.

Ndërkohë përflitet se ky kalim mund të mos jetë i fundit për Milanin, pasi pritët të ketë lëvizje të tjera në kampin e tyre./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.