E fundit nga vetë presidenti! Seria A mund të mbyllet: Këta luajnë muzikë si te “Titaniku”, ndërkohë anija po mbytet

Seria A është drejt mbylljes dhe këtu nuk po flasim vetëm për një hipotezë apo sajesë të mediave. Këtë e ka pranuar vetë presidenti i shoqatës së lojtarëve, Damiano Tommasi, i cili shprehet hapur se futbolli në Itali nuk mund të vijojë më.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka thënë se për momentin shihet si variant më i mirë vazhdimi i kampionatit deri në datën 30 qershor. Por kjo duke marrë parasysh lehtësimin nga përhapja e Koronavirusit. E nëse kjo nuk ndodhë, si në Itali, cila është zgjidhja?

Tomasi për “Messagero”, ka folur hapur duke paralajmëruar mbylljen e parakohshme: “Në një vend ku nuk ka infermierë, të flasim për rinisjen e aktiviteteve sportive është një luks. Ne nuk e kemi kuptuar se çfarë po ndodh. Anulimi i kampionatit është një mundësi serioze. Shkollat janë të mbyllura, kampionati mund të mbyllet.

Do të ishte fat i keq dhe problem i madh, por nuk i zgjedhim ne këto gjëra, por Koronavirusi. Që tani na ka futur në të njëjtën varkë, në të njëjtën pasiguri.

Të luash në korrik do të ishte një rrëmujë e madhe. Ekziston një numër i pafund i lojtarëve që duke respeketuar rregullat, mund të konstatohet se kanë nënshkruar për klube të tjera dhe ky është problem. Presidentët e Serisë A flasin shumë, por ata janë si muzikantët te Titaniku, të cilët vazhdon luajnë ndërsa anija po mbytet. Ju nuk e kuptoni sa serioze është gjendja”, tha Tommasi. /Sport Ekspres/