E fundit/ Ndodh për herë të parë, Barcelona shet të drejtën e emrit të stadiumit “Camp Nou” pas COVID-19

Nga Klaudio Ndreca

Për herë të parë stadiumi i Barcelonës nuk do të quhet më “Camp Nou”. Të paktën për një sezon është marrë ky vendim drastik, pas situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga Spanja, për mitikun dhe stadiumin që ka një rekord më vete edhe sa i përket ulëseve dhe spektaktorëve që mban, përveç historisë së madhe të futbollit europian. Barcelona shprehet se do të shesë të drejtat e emrit të saj për të grumbulluar para që të luftojë pandeminë e COVID-19 që është përhapur në Spanjë.

Sponsorat dhe bizneset e ndryshme do të japin shumën e tyre dhe në fund do të vendoset për fituesin, që do të ketë të drejtën e emrit në stadiumin e katalanasve për sezonin 2020-2021. /Sport Ekspres/