E fundit/ Merret vendimi nga gjykata, Armir Grima shpallet i pafajshëm

0

Gjykata e Shkodrës ka shpallur vetëm pak minuta më parë vendimin për ish-trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë për femra. Bëhet fjalë për Armir Grimën, që u akuzua për trukime ndeshjesh në shërbim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Por të gjitha këto akuza kanë rënë poshtë nga ana e gjykatës. Kjo e fundit e ka shpallur përfundimisht të pafajshëm Grimën dhe duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me grupin kriminal “Bajri”.

Në këtë mënyrë Grima ka arritur të zbardhë pafajsinë e tij të plotë mbi “baltën” e hedhur mbi figurën e tij edhe nga shumë media, të cilat nuk hezituan aspak të sulmonin në momentin më të keq. Tashmë gjithçka i përket të shkuarës dhe pritet të rikthehet për të vazhduar punën e tij normalisht./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.