E fundit/ Memolla në konferencë: Jemi jashtë garës? Te Shqipëria nuk ka kurrë mbarim

Shqipëria do të luajë kundër Andorrës dhe Francës për dy ndeshjet e ardhshme dhe të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një listi me risi dhe ndryshime të detyruara ishte ajo e Rejës, ku përfshihej edhe ardhja e Florian Kamberit.

E gjithë vëmendja është përqendruar te këmbët e sulmuesit te Hibernianit, që është një shpresë e madhe për të ardhmen. Pikërisht ky futbollist dhe Hysen Memolla kanë qenë të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp në “Tropikal”. Sa i përket Memollës, ka folur se do të jap gjithçka nëse i besohet një vend titullari.

“Ne duhet të japim gjithmonë 100% nga vetja dhe nuk ka kurrë mbarim sa i përket rëndësisë së ndeshjes. Shoh punën time, pastaj janë zgjedhjet e trajnerit. Konkurrenca është shumë e mirë pastaj jep maksimumin që në stërvitje. Nuk e shoh si një gjë të keqe. Mund të futem unë në krahë të majtë, Lenjani apo Trashin. Të gjithë ne e japim maksimumin tonë. Unë dua të ndihmoj ekipin dhe jo të bëj gol. Nëse bëj gol dhe ne humbim, nuk ka më rëndësi për mua. Nuk para kam luajtur me 3-5-2, por besoj se mund ta bëj këtë gjë. E kam provuar me Panuçin dhe nuk besoj se do të jetë ndonjë problem”, ka thënë Memolla. /Sport Ekspres/