E fundit/ Mbyllet marrëveshja dhe gati vizita mjekësore, Ikardi largohet nga Interi

Tashmë është mbyllur telenovela e Mauro Ikardit dhe Interit në Seria A. Sulmuesi argjentinas ka arritur akordin me PSG-në, ashtu siç edhe pritej më herët. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Italia, ndërsa Ikardi është nisur drejt Francës.

Sot pasdite pritet që të kryen edhe testet mjekësore, për të përmbyllur kalimin drejt gjigandëve të “Ligue 1”. Sa i përket marrëveshjes, përflitet të jetë një huazim me të drejtë blerje, e cila shkon në vlerën e 70 milionë eurove. Me ardhjen e Kontes do të vendosej edhe largimi përfundimtar i këtij sulmuesi, që ka hedhur në gjyq edhe zikaltërit për mënyrën sesi e kanë trajtuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *