E fundit, lista/ Shqipëria luan ndaj Kroacisë, grumbullohet Erald Lakti dhe dëshira e Greqisë

Shqipëria U-20 do të zhvillojë një përballje miqësore ndaj Kroacisë U-20. Ndeshja do të zhvillohet në datën 16 nëntor dhe forcat do të maten në orën 14:00 në “Elbasan Arena”. Në drejtimin e trajnerit Ilir Biturku, kuqezinjtë do të kërkojnë që të dalin me sukses nga kjo përballje.

Dy lojtarët më të përmendur të këtij ekipi janë Erald Lakti dhe Rezart Rama. Për këtë të fundit ka pasur shumë polemika dhe ka qenë dëshira e Greqisë për ta marrë në Kombëtaren e tyre. Por këtë herë do të jetë pjesë e grumbullimit të kuqezinjtë. Gjithashtu edhe ish-kapiteni i të rinjëve të Fiorentinës, por që tani është në huazim te Gubio, Erald Lakti, do të jetë pjesë e këtij ekipi. /Sport Ekspres/