E FUNDIT/ Kukësit i ikën nga duart falas Vasil Shkurtaj, Nexhipi zyrtarizon largimin: Nuk kemi çfarë t’i bëjmë!

0

Nga Klaudio Ndreca

Vasil Shkurtaj do të luajë edhe sezonin e tij të fundit te Kukësi, ndërsa menjëherë pas mbylljes së këtij kampionati, do të marrë një tjetër vendim për karrierën e tij. Një humbje e dyfishtë kjo sa i përket verilindorëve, pasi kontrata e sulmuesit në fjalë skadonte në qershor.

Kjo do të thotë se Shkurtaj ikën me parametra zero nga Kukësi dhe skuadra shqiptare nuk do të përfitojë asgjë nga largimi i tij, pavarësisht se ishte një nga elementet më të mira dhe që mund të mbushte arkat e klubit. Gjithçka e ka konfirmuar drejtori sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi, që shprehet se pavarësisht bisedimeve të shumta që ka bërë nuk ka arritur që t’i ndërrojë mendjen sulmuesit.

“Vasil Shkurtaj do të na iki falas në verë. Nuk ka pranuar që të rinovojë te Kukësi dhe ky ka qenë vendimi i tij, megjithëse jemi takuar shumë herë. Dëshira jonë ishte e madhe për ta pasur pjesë të tonën, por nuk është e mundur.

Kristal Abazaj dërgon mesazh gjatë emisionit: “Titullin e kemi të vështirë”. “Sa i përket Abazajt, askush nuk e vë në dyshim profesionalizmin e tij dhe të gjithë lojtarët do ta provojnë deri në momentin e fundit. Për aq kohë sa na e lejon matematika, Kukësi do të provojë titullin kampion. Nuk duhet që të shohim Tiranën, por vetëm të bëjmë punën tonë”, ka thënë Nexhipi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.