E fundit/ Kamberi në konferencë: E kam thënë më parë, Shqipërinë e zgjodha lehtë

Shqipëria do të luajë kundër Andorrës dhe Francës për dy ndeshjet e ardhshme dhe të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një listë me risi dhe ndryshime të detyruara ishte ajo e Rejës, ku përfshihej edhe ardhja e Florian Kamberit.

E gjithë vëmendja është përqendruar te këmbët e sulmuesit të Hibernianit, që është një shpresë e madhe për të ardhmen. Pikërisht ky futbollist dhe Hysen Memolla kanë qenë të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp në “Tropikal”. Sa i përket Kamberit, ai u shpreh se e kishte të lehtë që të zgjidhte kuqezinjtë.

“Më kanë pritur shumë mirë këtu, të gjithë janë djelmosha. I kuptoj të gjithë dhe atmosfera është e mirë. E kisha të lehtë që të zgjidhja Shqipërinë, pasi më kanë kërkuar më shumë. Kjo është dhe e kam thënë më parë. Kisha kontakte me Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë. E kisha thënë edhe më herët, që doja njëherë një klub ku të luaja gjithmonë pastaj do të vendosja për Kombëtaren. Unë kam qef të luaj me dy sulmues dhe Reja luan me këtë skemë”, ka thënë Kamberi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *