E FUNDIT/ “I mirëkuptoj futbollistët”! Rama reagon për sportin: Të gjithë jemi në hall, ai kalendari i ndeshjeve…

Edi Rama ka folur sërish sa i përket temës së sportit dhe mungesës së mbështetjes që vjen nga ana e shtetit, në këtë kohë të pandemisë. I ftuar në emisionin “Përballë”, kryeministri i Shqipërisë, ka qenë disi më i zbutur në reagimin e tij ndaj klubeve sportive dhe lojtarëve. Këtë herë nuk kishte përgjigje me arrogancë sikur ky sektor të mos ekzistonte, por skuadrat sportive duhet të kënaqen vetëm me kaq nga shteti, pasi sërish Rama shprehet se nuk është ndonjë problem i madh se nuk luhet kalendari i ndeshjeve në fundjavë.

“Unë i mirëkuptoj futbollistët për pretendimet e tyre, i kuptoj shumë mirë. Por duhet ta kuptojnë që të gjemi në hall në këto momente, edhe vetë qeveria është në hall tani. Nuk mendoj se ka ndonjë vështirësi shumë të madhe se nuk luhet ai kalendari i ndeshjeve të javës. Ne duhet të shohim njëherë atë shtresën që është më nevojë tani dhe që kanë vështirësi të madhe ekonomike”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/