E fundit/ Hysaj flet hapur: Na sulmojnë nga prapa kompjuterit, mos kini dyshime te ne

Pas humbjes së marrë nga ana e Shqipërisë ndaj Francës me rezultatin 4-1, shumë kritika ka pasur për kuqezinjtë tanë. Në lidhje me këto reagime ka folur edhe kapiteni i Kombëtares për ndeshjen me Islandën, Elseid Hysaj, pasi Mërgim Mavraj do të gjendet në stol.

Mbrojtësi shkodran ka thënë se askush nuk duhet të ketë dyshime që futbollistët japin gjithçka për Kombëtaren, ndërsa sulmet për ta kanë qenë vetëm nga disa njerëz që qendrojnë prapa kompjuterit.

“E dimë të gjithë se kush është Franca dhe që vlen më shumë se ne. Duhet që ta harrojmë sa më shpejt atë që ndodhi dhe të përpiqemi të japim maksimumin ndaj Islandës. Ne jemi akoma një grup i vetëm. Kushdo që të shkonte në Francë, do të kishte probleme të mëdha për të gjitha Kombëtaret.

Jam gjithmonë i kënaqur me shiritin e kapitenit dhe nder të përfaqësoj një komb si Shqipëria. Nuk kam frikë që ta mbajë atë. Gjithmonë kemi pasur zhgënjime dhe janë ata njerëz që shkruajnë nga prapa kompjuterit dhe rrjetet sociale që na sulmojnë. Normale që një lojtar të gabojë dhe janë pak njerëz që na sulmojnë. Luhet 90 minuta, jo 5 minuta.

Ne vijmë për të përfaqësuar kombin tonë. Nuk e kishim aq fuqi sa të mundim Francën, megjithëse njerëzit prisnin të fitonim 3-0. Ata kanë dy tre lojtarë që vlejnë sa të gjithë ne. Nuk ka lojtarë që nuk jep 100% në fushë ta dinë të gjithë. Islanda do të ketë frikë të vijë nesër dhe të luajë kundër nesh. Do të bëjmë një ndeshje aq të bukur, aqsa nuk do ta besojë askush. Kosovës i uroj shumë suksese dhe ka të njëjtin “zjarr” siç e kishim ne në kualifikueset e Europianit të Francës”, ka thënë Elseid Hysaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *