E fundit/ Halili takon Memën për ta kthyer tek Tirana, vendimi është i prerë nga trajneri

Tirana duket në një kaos të madh, ndërsa po afron ndeshja më rëndësishme, pikërisht derbi ndaj Partizanit. Teksa zgjedhjet janë të pakëta dhe këtë herë nuk ka vend për eksperimente, ndërsa presidenti Halili ideoi edhe rikthimin e Ardian Memës.

Por ky i fundit nuk ka ndërmend të rikthehet. Në fakt sipas asaj që raporton “Top Channel” pak më parë ka përfunduar edhe takimi mes tyre. Përgjigja e Memës ka qenë negative, duke mos pranuar që të kthehet te Tirana dhe ta nis që me derbin ndaj Partizanit. /Sport Ekspres/