E fundit/ Gjithë javën ishte folur për të, Florian Kamberi e bën sefte në Europa League

Florian Kamberi ishte kryefjala e fundjavës së shkuar. Vetëm 45 minuta lojë për të mjaftuan të shpallej njeriu i ndeshjes kundër St. Johnstone, ndaj të cilëve realizoi edhe golin e parë me fanellën e Rangers si dhe arriti të dhurojë një asist në golin e dytë. Gerrard nuk i kurseu fjalët e mira për të ndërsa tregoi për të disatën herë se është i mrekulluar nga futbollisti shqiptar.

Ashtu siç edhe do e paralajmëronte më parë, trajneri Gerrard ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë sulmuesit kuqezi. Ky i fundit është aktivizuar vetëm si zëvendësues që nga ardhja te Rangers, por sot do të jetë momenti i tij për ta nisur titullar. Skudra skoceze do të luajë një transfertë të vështirë kundër Bragës në Europa League dhe kreu i stolit të Rangers ka nevojën e një sulmuesi si Florian Kamberi për të kërcënuar portën kundërshtare./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *