E fundit/ Gjici nuk fal më dhe zyrtarizohet, Duro nuk është më trajneri i Kukësit

Vetëm pak minuta më parë ka ardhur zyrtarizimi i vendimit për trajnerin sa i përket Kukësit. Verilindorët kanë shkarkuar Duron pas barazimit me Teutën, që u mbyll në shifrat 2-2. Goli i Sherif Kallakut në minutat e fundit solli edhe këtë ndryshim në pankinën e kundërshtarit.

Kjo pasi ishte hera e tretë rresht që Kukësi e pësonte në fund, pas ndeshjeve kundër Bylisit dhe Partizanit. Gjici nuk ka pritur më gjatë, duke dalë menjëherë në përfundimin se tek ekipi duhet një trajner i ri, për aq kohë sa janë ende në garë për titullin kampion. Më poshtë gjeni edhe njoftimin e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *