E fundit/ Geraldo Bajrami shkon në kategorinë e 5 angleze, por është vetëm një mirazh

Geraldo Bajrami, një tjetër talent shqiptar që vjen nga Anglia dhe duhet mbajtur me vëmendje të madhe. Alban Bushi i ka besuar vendin e mbrojtjes te Shqipëria U-21 dhe ky lojtar nuk ka zhgënjyer, duke u përballur denjësisht ndaj lojtarëve më të mirë si në miqësoren me Francën apo përballjen me Spanjën.

Lojtari në fjalë zotërohet nga Birminghami, duke pasur shiritin e kapitenit tek të rinjtë. Debutimin do ta bënte në Championship me ekipin e parë, por hapësirat ishin të pakëta.

Për këtë arsye, ky ekip e ka huazuar përpara disa minutash që u zyrtarizua te Solilull, që luan në kategorinë e pestë angleze. Por nuk do të qendrojë gjatë atje, deri nê fundin e këtij sezoni. Një lëvizje që nuk tregon asgjë për Bajramin që vetëm do të ketë më shumë minuta, pasi e ardhmja është e garantuar dhe jehonën do ta dëgjojmë shpejt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *