E FUNDIT/ Futbolli në Shqipëri ngjit menjëherë dy shkallë, do të rinisin edhe kampionatet tona

Teksa jemi ende duke pritur daljen e Bundesligës dhe klubeve në fushën e lojës, një lajm i mirë vjen edhe për futbollin në Shqipëri. Sipas të gjitha gjasave, kampionatet tona do të rikthehen në datën e përcaktuar nga ana e FSHF-së.

“Procesi Sportiv” raporton se në datën 18 maj nuk do të lejohen vetëm stërvitjet individuale, por edhe ato në grup. Pra këto janë dy shkallë që ngjiten menjëherë, pasi në të kundërt do të kërkohej më tepër kohë.

Komisioni i Ekspertëve ka miratuar protokollin e paraqitur nga ana e FSHF-së, që garanton sigurinë për futbollistët. Tashmë pritet një urdhër i dytë edhe për rinisjen e Superiores dhe kampionateve të tjera në Shqipëri, ndërsa duke marrë shkas nga lehtësimi i sipëpërmendur, shpresat janë të mëdha që sezoni të mbyllet në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *