E fundit/ Formacioni zyrtar i Kosovës, shpikja e trajnerit Shaland nga minuta e parë

Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi në mbrëmjen e sotme, ndërsa ka ende shanse për të kërkuar kualifikimin nga grupet. Megjithëse gjendja është vështirësuar shumë, sidomos pas asaj fitore të papritur të Çekisë ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.

Sa i përket formacionit zyrtar të hedhur nga minuta e parë, Shaland nxjerr në skenë edhe shpikjen e tij. Do të luajë nga minuta e parë me Florent Hadërgjonajn si sulmues të krahut, megjithëse më parë jemi mësuar që ta shohim si mbrojtës. /Sport Ekspres/