E fundit/ Fitoi me rezultatin 4-0 në “Champions”, Ançeloti shkarkohet “pabesisht” në Itali

Një vendim paksa i çuditshëm ka ardhur nga Napoli, teksa De Laurentis ka shkarkuar trajnerin Ançeloti. Sigurisht që tekniku italian ka rrezikuar prej kohësh vendin e tij, por mënyra sesi ndodhi, mund të quhet edhe e pamerituar.

Klubi italian po priste që të fitohej edhe ndeshja e fundit në “Champions League”, pasi rrezikonin me ndeshjen e fundit. Pavarësisht se përballë ishte Genku, një kaos para takimit dhe dështim, do të ishte një humbje e madhe për Napolin.

Duke parë situatën, De Laurentis priti triumfin e arritur. Pas fitores në rezultatin 4-0 ndaj skuadrës belge, Ançeloti është larguar nga drejtimi i Napolit. Më herët vetë trajneri nuk kishte asnjë lajmërim se rrezikonte pankinën nga presidenti i klubit, por gjithçka ka ndodhur atëherë kur nuk pritej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *